La Liga

Atletico fiton me përmbysje ndaj Gironas

Antoine Griezmann

Skuadra e Atletico Madridit të shtunën në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, ka shënuar fitore me rezultatin 3:1, ndaj Gironas.

Fitorja u arrit me përmbysje të rezultatit.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katër me golin e Artam Dovbykit.

Sulmuesi Antoine Griezmann i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 34-t.

Ai realizoi nga penalltia.

Në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Angel Correa pas një asistimi nga Alvaro Morata shënoi për 2:1.

Griezmann e shënoi edhe golin e fundit në ndeshje, në minutën e 50-të.

Atletico Madridi mbetët në pozitën e katërt në tabelë me 61, pikë.

Girona është në vend të tretë me 65 pikë.