Futboll

Atalanta vazhdon me fitore, të tetën rresht

Atalanta

Atalanta ka shënuar fitoren e tetë rresht. Pas shtatë fitoreve, përfshirë dy në Ligën e Kampionëve, Ataltana të hënën mbrëma mposhti në udhëtim Romën me rezultatin 2:0. Ndeshja Roma – Atalanta i takoi javës së 14-të të Serie A.

Dy golat e fitores, Atalanta i shënoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 69-të nëpërmjet Marten de Roon dhe Nicolo Zaniolos në minutën e 89-të.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u inkuadrua në fushë tek Atalanta në minutën e 83-të.

Me fitoren në Romë, Atalanta i është afruar në vetëm një pikë Napolit të Amir Rrahmanit.