Futboll

Atalanta ndalet në barazim, luajnë Gjimshiti dhe Ramadani

Atalanta

Atalanta nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Lecces të dielën mbrëma. Ndeshja Atalanta – Lecce përfundoi baras, 1:1. I takoi xhiros së 34-t të elitës italiane të futbollit. Jesper Karlsson shënoi golin e epërsinë së Lecces në minutën e 29-të.

Ai realizoi golin nga penalltia. Nga penalltia shënoi edhe Atalanta.

Në minutën e 69-të nga penalltia i saktë ishte Mateo Retegui. Gjimshiti luajti për Atalantan deri në fund të takimit, kurse Ylber Ramadani u aktivizua në minutën e 85-të te Lecce.

Medon Berisha mungoi shkaku suspendimit. Atalanta zë vendin e tretë me 65 pikë. Lecce është në pozitën e 17-të me 27 pikë.