Futboll

Atalanta mposhtet edhe nga Fiorentina

Fiorentina

Xhiron e kaluar skuadra e Atalantas u mposht nga Interi me rezultatin 2:0 ndërsa të dielën ka pësuar tjetër disfatë. 

Atalanta u mposht në udhëtim nga Fiorentina me rezultatin 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Serie A. 

Golin e fitores për vendësit e realizoi sulmuesi italian, Moise Kean, në minutën e 45-të. 
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen te mysafirët. 

Atalanta ka 58 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.  Fiorentina ka shtatë pikë më pak dhe e zë vendin e shtatë.