Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Fiorentinas po shkonte drejt vazhdimeve.
Fiorentina në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Atalantan 1:0, ndërsa Atalanta në ndeshjen e dytë po udhëhiqte 2:1 deri në minutën e 95-të.
Në skenë më pas u shfaq Ademola Lookman dhe Mario Pashaliq, që shënuan për fitoren e thellë të vendësve.
Me fitoren 4:1 të mërkurën mbrëma, Atalanta e Berat Gjimshitit ka siguruar finalen e 15 majit kundër Juventusit.
Teun Koopmeiners, Gianluca Scamacca dhe Lookman e Pashaliq, shënuan golat e fitores për vendësit.
Për mysafirët realizoi vetëm Lucas Martinez Quarta. Nga minuta e 53-të, Fiorentina luajti pa Nikola Milenkoviqin që u përjashtua me të kuq nga loja.
Gjimshiti luajti në tërë ndeshjen.