Futboll

Aston Villa vazhdon ecurinë impresive

mcginn

Aston Villa e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Villa Park” në Birmingham, Aston  Villa fitoi 2:0 ndaj Bolognas. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë.

John McGinn shënoi për 1:0 në minutën e 55-të, ndërsa Jhon Duran vendosi rezultatin final, 2:0, në minutën e 64-t.

Villa në ndeshjen e parë kishte fituar 3:0 ndaj Young Boysit. Në xhiron e dytë e mposhti 1:0 Bayernin.

Tani udhëheq në tabelë me 9 pikë.

Bologna mbetet me një pikë.