Futboll

Aston Villa shokon Bayernin

Aston Villa

Pasi u ndal në barazim në derbin e Bundesligës me Bayer Leverkusenin, Bayerni është njoftuar me humbje në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të xhiros së dytë, Bayerni pësoi 1:0 nga Aston Villa në Angli.

Jhon Duran vendosi sfidën me golin e shënuar në minutën e 79-të.

Bayerni në xhiron e parë shkatërroi Dinamo Zagrebin, 9:2. Por të mërkurën mbrëma nuk e kishte as për së afërmi atë paraqitje. Dhe mbeti pa pikë.