Aston Villa ka arritur fitore të madhe të martën mbrëma në Burgge dhe ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze mposhti skuadrën blege, Club Brugge me rezultat 3:1, në kuadër të ndeshjes së parë të një të tetës së finales në Champions.
Aston Villa kaloi herët në epërsi ndaj Brugget.
Leon Bailey shënoi golin e epërsisë për anglezët në minutën e tretë.
Por shpejtë ekipi belg barazoi rezultatin. Aksionin e golit të barazimit e nisi mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Ai dha pasim mjeshtëror për Christos Tzolis, i cili më pas asistoi për Maxim De Cuyper, që shënoi golin e barazimit 1:1.
Me autogolin e Brandon Mechele, Aston Villa kaloi sërish në epërsi.
Mechele shënoi autogol në minutën e 83-të, ndërsa golin për 3:1 nga penalltia në minutën e 88-të e shënoi Marco Asensio.
Ndeshja kthyese luhet në më 12 mars në “Villa Part”.
Aston Villa shënon edhe golin e tretë
Aston Villa ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Club Brugget. Golin për 3:1 nga penalltia në minutën e 88-të e shënoi Marco Asensio.
Aston Villa sërish në epërsi
Me autogolin e Brandon Mechele të Club Brugget, Aston Villa ka kaluar sërish në epërsi.
Mechele shënoi autogol në minutën e 83-të të ndeshjes së parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Club Brugge – Aston Villa
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë ndërmjet Club Brugge dhe Aston Villas. Ndehsja po luhet në Brugge dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Aston Villa ka kaluar herët në epërsi ndaj Club Brugget. Leon Bailey shënoi golin e epërsisë për anglezët në minutën e tretë.
Por shpejtë ekipi belg barazoi rezultatin. Aksionin e golit të barazimit e nisi mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Ai dha pasim mjeshtëror për Christos Tzolis, i cili më pas asistoi për Maxim De Cuyper, që shënoi golin e barazimit 1:1.
Jashari nis aksionin, Brugge barazon
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, nisi aksionin e golit të barazimit 1:1 për skuadrën e Club Brugge ndaj Aston Villas.
Ai shërbeu për Christos Tzolis, i cili më pas asistoi për Maxim De Cuyper që shënoi golin për 1:1 në minutën e 12-të.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Club Brugge 1-1 Aston Villa | De Cuyper
DE CUYPER EQUALIZES FOR CLUB BRUGGE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/XgN1QsXxLQ— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 4, 2025
Aston Villa shënon gol të shpejtë ndaj Club Brugget
Aston Villa ka kaluar herët në epërsi ndaj Club Brugget. Leon Bailey shënoi golin e epërsisë për anglezët në ndeshjen që i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi golin për 1:0 në minutën e tretë. Ndeshja po luhet në Brugge.
Titullar te skuadra belge është mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
VIDEO:
⚽️ GOAL: Leon Bailey
🇪🇺 Club Brugge 0-1 Aston Villapic.twitter.com/BvdY52nXpp— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 4, 2025