Marco Asensio ka shënuar gol në minutën e 89-të për t’ia siguruar fitoren Aston Villas ndaj Chelseat.
Chelsea të shtunën mbrëma si mysafir u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 26-të të Premier Leagues.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin qe e shënoi Enzo Fernandez në minutën e nëntë.
Fillimisht Asensio i barazoi shifrat në minutën e 57-të dhe krejt në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme skuadrës së drejtuar nga trajneri Unai Emery.
Për Chelsean kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që pëson disfatë në të gjitha garat.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.