Futboll

Aston Villa nuk heq dorë nga Muçi

Ernest Muçi

Aston Villa nuk ka hequr dorë nga transferimi i Ernest Muçit, raporton të hënën “Takvim”. 

Mësohet se skuadra turke Beshiktash kërkon 20 milionë euro për lirimin e futbollistit të Shqipërisë.

Muçi 23-vjeçar në shkurt iu bashkua Beshiktashit për tetë milionë euro. 

Ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin ka shënuar tri gola në 11 paraqitje në kampionatin e Turqisë.
Pjesë e Beshiktashit është edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.