Futboll

Aston Villa interesohet për Muçin

Ernest Muçi

Ernest Muçi shpejt mund ta bëjë edhe një tjetër hap të madh në karrierë. Ai mund të paraqitet në Premier League në edicionin e ardhshëm. 

Interesim për futbollistin e Beshkiktashit ka shprehur Aston Villa, raportojnë të martën mediumet turke.

Mësohet se për 23-vjeçarin Aston Villa po përgatit ofertë prej dhjetë milionë eurosh. Te klubi anglez vlerësojnë se kjo shifër mjafton për ta bindur Beshiktashin për lirimin e lojtarit ofensiv. 

Muçi në shkurt iu bashkua Beshiktashit për tetë milionë euro. Ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në kampionatin e Turqisë.