Skuadra e Aston Villas ka arritur marrëveshje me sulmuesin Jhon Duran për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030.
“Aston Villa është e kënaqur të njoftojë se Jhon Duran ka nënshkruar kontratë të re me klubin, të vlefshme deri në vitin 2030”, ka shkruar të hënën klubin anglez në faqen zyrtare.
20-vjeçari është duke kaluar formë të mirë këtë edicion. Ai në dhjetë paraqitje ka shënuar gjashtë gola.
Skuadrës së drejtuar nga trajneri Unai Emery iu bashkua në vitin e kaluar nga Chicago Fire për 16 milionë euro.