Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të thellë 4:1 në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 33-të të Premier Leagues.
Ollie Watkins i kaloi në epërsi vendësit në minutën e parë.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 18-të me golin që e realizoi Fabian Schar.
Ian Maatsen realizoi për 2:1 në minutën e 64-t në të mirë të Villas.
Në minutën e 73, Dan Burn, realizoi autogol për 3:1.
Dy minuta më pas, Amadou Onana, e shënoi golin e katërt për Aston Villan.
Skuadra e Unai Emeryt u eliminua në mesjavë nga Liga e Kampionëve.
Newcastle ka 59 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.
Aston Villa ka 57 pikë dhe është në vendin e gjashtë.