Futboll

Policia hap rast “lëndim trupor” për incidentin në Prizren

Përleshja në Prizren

Përditësuar - Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit ka nisur hetimet për incidentin që ka ndodhur pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi e luajtur të dielën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se është hapur rast për veprën penale “lëndim trupor”.

“Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat nga stacioni policor në Prizren është hapur rast ‘lëndim trupor’. Policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KOHËN të dielën. Ai më herët ka theksuar se nuk ka asnjë të arrestuar nga përleshja.

 

Një numër i madh i tifozëve të klubit të futbollit Liria pushtuan fushën e stadiumit “Përparim Thaçi” pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi.

Por nga incidenti pas ndeshjes derbi të Ligës së Parë, nuk ka asnjë të arrestuar.


Policia hap rast “lëndim trupor” për incidentin në Prizren

 

Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit ka nisur hetimet për incidentin që ka ndodhur pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi e luajtur të dielën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se është hapur rast për veprën penale “lëndim trupor”.

“Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat nga stacioni policor në Prizren është hapur rast ‘lëndim trupor’. Policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KOHËN të dielën. Ai më herët ka theksuar se nuk ka asnjë të arrestuar nga përleshja.

Kështu ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

Ai ka theksuar se ka pasur përleshje ndërmjet tifozërive.

“Ka pasur një përleshje ndërmjet tifozëve, por Policia ka intervenuar shpejtë dhe është qetësuar situata pa pasoja. Nuk ka ndonjë të arrestuar”, ka thënë Bytyqi.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse ka nisur hetim për incidentin që ka ndodhur pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi.

Nga incizimet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, është parë se disa tifozë të ekipit të Lirisë pushtuan fushën dhe në drejtim të përkrahësve të Vëllaznimit nisën të gjuajnë gjësende. Me të njëjtën formë reaguan edhe disa tifozë gjakovarë. Pati hedhje të gjësende.

Gjatë tensioneve janë përfshirë edhe lojtarët, në veçanti të Vëllaznimit. Shihet një lojtar i Vëllaznimit me numrin 3 që tenton të godas njërin prej tifozëve prizrenas që kishte pushtuar fushën. Janë parë edhe shumë zyrtarë e po ashtu edhe pjesëtarë të policisë që tentuan për të larguar tifozët nga fusha. Ndeshjen e fitoi Liria me rezultat 1:0.