Futboll

Asnjë gjuajtje në gjithë ndeshjen, në Turqi hetohet për kurdisje

Ndeshja mes Ankaraspor dhe Nazilli Belediyespor

Federata e Futbollit të Turqisë ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për kurdisjen e ndeshjes së kategorisë së tretë.

Ankaraspor dhe Nazilli Belediyespor barazuan pa gola të dielën. Rezultati u përshtatej të dy ekipeve. Nuk kishte asnjë gjuajtje në ndeshje. Ankaraspor i kishte dy rivënie nga këndi, ndërsa Nazillispori asnjë. Nuk kishte as kartonë të verdhë e të kuq.

Presidenti i Nazillisporit, Sahin Kaya, ka mohuar kurdisjen.

“Një pikë na mjaftonte për të mbetur në ligë. Lojtarët tanë ia dolën ta sigurojnë atë pikë në një ndeshje të vështirë në udhëtim”, ka thënë Kaya.