Futboll

Asllani: Shpresoj të bëjmë ndeshje të mirë ndaj Italisë

Kristjan Asllani

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani pranon se Italia është prej përfaqësuesve më të forta në Evropë. Por ai shpreson që Shqipëria të paraqitet mirë ndaj Italisë.

Ai me Interin fitoi titullin e Italisë.

“Besoj se të gjithë e njohim Italisë, lojtarët e saj. Por objektivi jonë të bëjmë ndeshje sa më të mirë. Po përgatitemi për atë ndeshje. Shpresoj të jap ndonjë asistim për shokët e mi të skuadrës. Evropiani nuk vjen çdo ditë. Kemi ardhur me vështirësi dhe na duhet të vendosim benzinë në këmbë dhe të paraqitemi mirë që nga ndeshja e parë”, ka thënë Asllani.