Pas paraqitjeve të mira këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në verën e vitit të ardhshëm mund të bëhet me klub të ri.
Për Asllanin ka shprehur interesim Borussia Monchengladbachu. Kështu ka shkruar të martën “GladbachLive”.
22-vjeçari Asllani në 15 ndeshje të luajtura për Elversbergun ka realizuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime.
Reprezentuesi i Kosovës është i huazuar tek Elversbergu deri në përfundim të këtij edicioni nga skuadra e Hoffenheimit.
Me Hoffenheimin, Asllani ka kontratë deri në vitin 2026.
Asllani si futbollist është zhvilluar te të rinjtë e Union Berlinit.