Në xhiron e 26-të të Serie A ndaj Lecces, sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i solli tre pikët skuadrës së tij, por do të lutet ta harrojë më shpejtë këtë ndeshje.
Lucca shënoi nga penalltia në minutën e 32-të të ndeshjes dhe këtij gol i parapriu një dramë e vërtetë mes tij dhe lojtarit që i gjuan penalltitë tek Udinese, kapiteni Florian Thauvin.
Sulmuesi 24-vjeçar mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, pavarësisht se u lut nga të gjithë që t’ia linte Thauvinit. Lucca e konvertoi në gol, por asnjëri nga bashkëlojtarët nuk festoi me të.
VIDEO:
I’ve seen arguments over penalties, but this is definitely the worst one.
Even Lecce players try to take the ball away from Lorenzo Lucca, who still shamelessly takes it even when the coach told him it should be Thauvin
🤣🤣🤣pic.twitter.com/c3UlXMXJpU
Këtë e ka parë edhe trajneri Kosta Runjaiq, i cili e nxori menjëherë nga loja sulmuesin italian, pra në minutën e 36-të.
Udinese është në pozitën e dhjetë në tabelë me 36 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Lecce aktualisht është në vendin e 15-të me 25 pikë.