Futboll

Shaqiri asiston, Baseli mban hapin për titull me Luganon

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka kontribuar me asistim në fitoren e Baselit në udhëtim ndaj Zurichut të dielën me rezultat 1:0. Ndeshja Zurich – Basel i takoi javës së 21-të të Superligës zvicerane të futbollit. Kapiteni Shaqiri asistoi për golin e vetëm të shënuar nga Kevin në minutën e 36-të. Kevin shënoi me kokë pas harkimit të Shaqirit.

Shaqiri kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes luajti edhe Leon Avdullahu. 

Taulant Xhaka mungoi shkaku lëndimit, kurse Albian Ajeti shkaku suspendimit.

Shkaku suspendimit Zurichut i mungoi Lindrit Kamberi.

Baseli zë vendin e dytë me 37 pikë, një më shumë ka Lugano në vendin e parë. Zurichu është në vendin e gjashtë me 30 pikë.


Asiston Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e epërisë 1:0 të Baselit në derbi ndaj Zurichut.

Ndeshja Zurich – Basel i takon javës së 21-të të Superligës zvicerane të futbollit.

Shaqiri asistoi në golin e shënuar me kokë në minutën e 36-të nga Kevin.

Dy minuta më herët, Zurichu humbi penallti.