Futboll

Asistimi i Bardhit nuk i mjafton Bodrumsporit

Enis Bardhi

Asistimi i mesfushorit me tipare sulmuese, Enis Bardhit, nuk i ka mjaftuar Bodrumsporit të shtunën mbrëma.

Bodrumspori u mposht në shtëpi nga Samsunspori me rezultatin 2:1 në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Bardhi asistoi te goli i epërsisë që e realizoi Ahmet Aslan në minutën e katërt.

Ai së bashku me Arlind Ajetin e kompletuan ndeshjen kurse bashkëlojtari i tyre, Taulant Seferi, luajti derinë minutën e 60-të.

Arbnor Muja në lojë u inkuadrua nga minuta e 88-të te Samsunspori.

29-vjeçari Bardhi këtë edicion ka tri asistime dhe dy gola.

Samsunspori ka 54 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Bodrumspori renditet në pozitën e 17-të me 34 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë.