Futboll

Asistim i Jasharit në barazimin e Club Brugges

Ardon Jashari

Ardon Jashari e ka regjistruar asistimin e parë me fanellën e Club Brugges.

Jashari asistoi në golin për 1:1, që ishte edhe i fundit në ndeshjen ndaj Royale Unionit, e zhvilluar të dielën.

Ky ballafaqim i takoi xhiros së 10-të të elitës belge të futbollit.

Jashari pesë minuta para fundit u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa e kompletoi ndeshjen. Club Brugge ka 15 pikë në dhjetë ndeshje.