Granit Xhaka ka lënë gjurmë në fitoren e 11-të rresht të Bayer Leverkusenit, në të gjitha garat.
Xhaka dhuroi asistim të bukur në fitoren 3:1 të Leverkusenit ndaj Borussia Monchengladbachut.
Kjo ndeshje i takoi javës së 18-të të Bundesligës.
Xhaka asistoi te goli i parë të cilin e shënoi Florian Wirtz në minutën e 32-të.
FLORIAN WIRTZ 🇩🇪 (2003) ZAUBERT WIEDER! 🌟
Der Jungstar macht’s erneut! Wirtz erzielt sein 13. Saisontor – und was für eins! 💥 Eine geniale Aktion und ein großartiger Abschluss!
🎯 Vorlage von Granit Xhaka#Wirtz #Bayer04 #Bundesliga #BO4BMG #Talentpic.twitter.com/5dLrlj0eH2
Ai luajti deri në minutën e 83-të.
Wirtz e realizoi edhe golin e dytë nga penalltia në minutën e 62-të.
Goli i tretë u shënua nga Patrik Schick në minutën e 74-t.
Për Monchengladbachun golin e vetëm e shënoi Tim Kleindienst në minutën e 91-të.
Leverkuseni është në pozitën e dytë me 41 pikë.
Lider është Bayern Muencheni me katër pikë më shumë.
Monchengladbachu ka 24 pikë në vendin e 11-të.