Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka dhuruar një asistim të bukur në fitoren e skuadrës së Beshiktashit.
Beshiktashi të premten mbrëma e mposhti në shtëpi Hataysporin me rezultatin e thellë 5:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Rashica asistoi te goli për 4:1 që e realizoi Ciro Immobile në minutën e 59-të.
Ai luajti deri në minutën e 75-të. Beshiktashit i mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, për shkak të lëndimit.
28-vjeçari Rashica asistoi edhe në xhiron e kaluar në barazimin 1:1 të Beshiktashit ndaj Goztepes.
Faydasız vitaminsiz Ciro immobile , akan oyunda gol attı. İlk kez görenler maşallah yazabilir fark etmez 😂😂#besiktasinmacivar #besiktas pic.twitter.com/3nslUFH53u
— George 🦅 (@bjkyazari) April 25, 2025
Në portë te Hatayspori ishte Visar Bekaj.
Rashica deri më tani në të gjitha garat ka 11 asistime dhe katër gola të realizuar.
Beshiktashi renditet në pozitën e tretë me 52 pikë.
Bekaj me Hataysporin me këtë humbje edhe zyrtarisht ka rënë nga liga. Renditet në pozitën e parafundit me vetëm 19 pikë.