Humbja 6:0 në Danimarkë në udhëtim te Brondby në javën e kaluar ishte e thellë.
Si rezultat i gjashtë golave disavantazh, Llapi është eliminuar nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.
Llapjanët e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, megjithatë, nuk pësuan humbje të enjten në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ndeshja mes Llapit dhe Brondbyt u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2, ndërsa shkëlqeu sulmuesi i krahut te Llapi, Elvir Gashijani.
Llapi që eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 8:2 nga kjo garë, kaloi i pari në epërsi me supergolin e Gashijanit. Talenti 17-vjeçar shënoi gol me goditje të saktë nga distanca në minutën e 42-të. Fillimisht ndali topin dhe me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin e klubit danez për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Llapi ishte në epërsi prej një goli pas pjesës së parë por në pjesën e dytë pranoi dy gola për tetë minuta.
Ganezi Emmanuel Yeboah në minutën e 53-të shënoi për 1:1.
Për 2:1 në minutën e 61-të u përkujdes sulmuesi Ohi Omoijuanfo, që ishte i saktë nga pika e bardhë.
Llapi nuk u dorëzua dhe nuk lejoi të mposhtej në ndeshjen kthyese.
Ishte Gashijani ai i cili kontribuoi në një tjetër gol të Llapit, që doli të jetë përfundimtar i këtij ballafaqimi.
Gashijani njësoj si në golin e parë, gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin kundërshtar.
Ai me gjuajtje e qëlloi transversalen fillimisht, ndërsa nga topi i kthyer, portieri Thomas Mikkelsen, e shtyu gabimisht atë në portën e vet në minutën e 66-të.
Llapi pati edhe disa mundësi tjera të mira për të shënuar edhe golin e tretë, por futbollistët e skuadrës llapjane nuk i shfrytëzuan ato.
Për “bardhekaltrit” ishte paraqitja e tretë në garat evropiane.
Në edicionin 2021/22 u eliminua nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa në edicionin pasues, nuk e kaloi Buduqnostin e Malit të Zi.
Në edicionin 2024/25, Llapi debutoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. U eliminua nga Wisla Krakow, skuadra e kategorisë së dytë e futbollit polak.
Më pas, nuk e pati forcën të përballej me Brondbyn në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Gashijani kontribuon në një tjetër gol të llapit
Elvir Gashijani ka kontribuuar në një tjetër gol të Llapit, që i ka barazuar shifrat në 2:2.
Ndeshja i takon rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në Danimarkë, Llapi u mposht 6:0 dhe është fare pranë eliminimit nga gara.
Gashijani njësoj si në golin e parë, gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin kundërshtar.
Ai me gjuajtje e qëlloi transversalen, ndërsa nga topi i kthyer, portieri Thomas Mikkelsen, e shtyu gabimisht në portën e vet në minutën e 66-të.
Llapi në disavantazh pasi pranoi dy gola të shpejtë
Llapi ishte në epërsi në pjesën e parë me golin e Elvir Gashijanit të shënuar në minutën e 42-të në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Por në pjesën e dytë pranoi dy gola për tetë minuta dhe është duke humbur me rezultatin 2:1.
Ganezi Emmanuel Yeboah në minutën e 53-të shënoi për 1:1, ndërsa danezët kaluan në epërsi në minutën e 61-të kur shënuan nga penalltia.
Sulmuesi Ohi Omoijuanfo ishte i saktë nga pika e bardhë për 2:1.
Llapi në epërsi pas pjesës së parë me supergolin e Gashijanit
Elvir Gashijani ka shënuar supergol në ndeshjen kundër Brondbyt danez.
Talenti 17-vjeçar shënoi gol me goditje të saktë nga distanca në minutën e 45-të të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Fillimisht ndali topin dhe me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin e klubit danez për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Llapi humbi ndeshjen e parë javën e kaluar 6:0.