Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani me skuadrën jugkoreane, Gwangju, e kanë humbur derbin e Ligës së Kampionëve të Azisë të martën.
Gwangju humbi nga skuadra e Japonisë, Vissel Kobe me rezultatin 2:0. Asani luajti deri në fund të ndeshjes që i takoi xhiros së katërt të Championsit të Azisë.
Gwangju zë vendin e dytë me nëntë pikë nga katër ndeshje. Një pikë më shumë ka lideri Vissel Kobe.