Futboll

Asani e kualifikon Gwangjun në çerekfinale të Championsit

Jasir Asani

Jasir Asani ka shënuar dy gola për ta udhëhequr skuadrën jugkoreane Gwangju drejt çerekfinales në Championsin aziatik.

Gwangju të mërkurën fitoi 3:0 ndaj skuadrës japoneze Vissel Kobe.

Skuadra japoneze kishte shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë.

Asani realizoi penallti për 2:0 në minutën e 85-të. Ndeshja shkoi në vazhdime, kurse golin e kualifikimit sulmuesi i krahut e realizoi në minutën e 118-të.

Asani i ka shtatë gola në nëntë paraqitje në Champions.