Futboll

Arsim Kabashi i Ballkanit dënohet mbi dyshimin për sulm fizik

Arsim Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është dënuar me 600 euro mbi dyshimet se ka sulmuar fizikisht trajnerin e ekipit të Fushë Kosovës, Burim Shala pas ndeshjes Ballkani – Fushë Kosova.

“Pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e zhveshtoreve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro”, shkruan në vendimin e Komisioni Disiplinor dhe Etikës.

Gjobë ka marrë edhe Ballkani për lëshim në organizim të ndeshjes, të cilën Ballkani e fitoi në Suharekë ndaj Fushë Kosovës me rezultat, 3:0.

“Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro”, shkruan në vendim.

KD i FFK-së ka marrë edhe disa vendime tjera të martën.