Futboll

Arsenalit nuk i mjafton fitorja ndaj Evertonit

Arsenal

Arsenalit nuk i ka mjaftuar fitorja në xhiron e fundit të Premier Leagues për edicionin aktual për ta fituar titullin e kampionit.

Arsenali të shtunën fitoi 2:1 ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 38-të, por e ka mbyllur kampanjën në vendin e dytë.

“Revolveristët” përfundojnë në vendin e dytë me 89 pikë, dy më pak se Manchester City kampion.

Idrissa Gueye shënoi për 1:0 në të mirë të Evertonit në minutën e 40-të, ndërsa tre minuta më pas, shifrat i barazoi Takehiro Tomiyasu.

Golin e fitores e realizoi Kai Havertz në minutën e 89-të.

Titullin e fundit, Arsenali e kishte fituar para dy dekadash, në edicionin 2003/2004.