Arsenalin e pret udhëtim shumë i vështirë në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premier Leagues së Anglisë.
Arsenali të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim te Tottenhami.
Arsenali synon titullin e kampionit, kurse Tottenhami është në ndjekje të vendit që dërgon në Champions në edicionin tjetër.
Arsenali me një ndeshje më shumë të luajtur është lider me 77 pikë, një më shumë se Manchester City.
Tottenhami i pesti ka 60 pikë, gjashtë më pak se Aston Villa e vendit të katërt.
Tottenhami e ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë ballafaqimet e fundit në Premier League ndaj Arsenalit.
Në fillim të vitit të kaluar, Arsenali e kishte mposhtur Tottenhamin, dhe në rast të një tjetër fitoreje në udhëtim, do ta përsëriste suksesin e vitit 1988 me dy fitore rresht në shtëpi të Spursit.
Kundër Arsenalit, Tottenhami i ka humbur vetëm dy nga 15-të ndeshjet e fundit në shtëpi në elitën angleze.
City e mbyll këtë xhiro të dielën me ndeshjen që nis në orën 17:30. Luan në udhëtim te Nottingham Foresti.
Liverpooli i vendit të tretë me 74 pikë, udhëton te West Hami. Ky ballafaqim e hap këtë fundjavë të futbollit në Premier League, pasi luhet të shtunën në orën 13:30.