Futboll

Arsenali s’lejon befasi, vazhdon garën e fortë për titull

Arsenal

Skuadra e Arsenalit nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Bournemouthit. Të shtunën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi me rezultatin 3:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 36-të të Premier Leagues.

Sulmuesi Bukayo Saka realizoi për 1:0 nga penaltia në minutën e 45-të. Por 11-metërshi i fituar nga Kai Havertz ishte mjaft i diskutueshëm në rrjetet sociale. 

Declan Rice asistoi për belgun Leandro Trossard, që shënoi golin e dytë në minutën e 70-të.  

Bournemouthi ngushtoi rezultatin tre minuta më vonë, por goli u anulua për shkak të një faulli, që sërish nxiti reagime në rrjetet sociale. 

Ndërkohë Rice e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes me golin e minutës së 97-të.

Pas fitores Arsenali është në vendin e parë me 83 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Manchester City që renditet në pozitën e dytë me 79 pikë. Arsenal ka edhe dy ndeshje deri në fund. 

Bournemouth është i dhjeti me 48 pikë të grumbulluara.