Futboll

Arsenali “shkatërron” West Hamin

Bukayo Saka

Arsenali i shënoi pesë gola në pjesën e parë për fitoren e thellë 5:2 ndaj West Ham Unitedit. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 13-të të Premier Leagues. 
Golat për Arsenalin i shënuan Gabriel Magalhaes, Leandro Trossard, Martin Odegaard, Kai Havertz dhe Bukayo Saka. 

Për West Hamin golat i realizuan Aaron Wan-Bissaka dhe Emerson. 

Arsenali pas 13 ndeshjeve të luajtura ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 

West Hami ka 15 pikë dhe është në vendin e 14-të.