(E përditësuar) - Arsenali e ka kryer në ndeshjen e parë punën sa i takon kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën mbrëma londinezët vetëm e konfirmuan vendin në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.
Arsenali në “Emirates” barazoi 2:2 me PSV-në. Skuadrën holandeze e kishte mposhtur 7:1 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.
Oleksandr Zinchenko shënoi golin e parë në ndeshjen e së mërkurës. Ai realizoi në minutën e gjashtë.
Kroati Ivan Perishiq shënoi për 1:1 në minutën e 18-të. Epërsinë e Arsenalit e ktheu Declan Rice. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 37-të.
Rezultatin në 2:2 e barazoi Couhaib Driouech në minutën e 70-të. Shifrat më nuk ndryshuan.
PSV-ja barazon sërish në Londër
PSV-ja ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Realizator ishte Couhaib Driouech në minutën e 70-të.
Arsenali shumë afër çerekfinales
Pas fitores 7:1 ndaj PSV Eindhovenit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve, Arsenali e kishte thuajse të sigurt çerekfinalen.
Të mërkurën mbrëma vetëm po e konfirmon atë.
Pas pjesës së parë në duelin ndaj skuadrës holandeze, Arsenali është duke fituar 2:1.
Oleksandr Zinchenko shënoi për 1:0, ndërsa Ivan Perishiq realizoi për 1:1 në minutën e 18-të.
Declan Rice realizoi për 2:1 në minutën e 37-të.
Arsenali kthen epërsinë
Arsenali e ka kthyer epërsinë e një goli ndaj PSV-së.
Për 2:1 shënoi mesfushori Declan Rice, në minutën e 37-të.
Barazohet rezultati në Londër
(E përditësuar 21:20) - PSV Eindhoveni e ka barazuar rezultatin në stadiumin “Emirates” ndaj Arsenalit në Londër.
Ivan Perishiq në minutën e 19-të e realizoi golin për 1:1.
Arsenali shënon që në fillim, a do të ketë tjetër goleadë?
Arsenali e fitoi 7:1 ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit në Holandë ndaj PSV-së.
Në ndeshjen kthyese, Arsenali ka shënuar menjëherë në minutën e gjashtë.
Oleksandr Zinchenko e realizoi golin për 1:0.