Arsenali ka fituar 2:0 në udhëtim te Leicester City të shtunën në ndeshjen e xhiros së 25-të, për ta mbajtur hapin për titull kampioni në Premier Leaguen e Anglisë.
“Revolversitët” fituan vetëm falë dy golave të shënuar nga zëvendësuesi Mikel Merino.
Merino, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të, shënoi për rezultatin 1:0 në minutën e 81-të fillimisht.
Mesfushori spanjoll shënoi edhe tre minuta para fundit të ndeshjes për pikët e plota, shumë të rëndësishme.
Ethan Nwaneri u shqua me lojë të mirë tek Arsenali, por ishte i pafat pasi dy herë e qëlloi shtyllën.
Arsenali në pozitën e dytë ka 53 pikë, kurse Leicester City vazhdon të luftojë për mbetje në elitë.