Futboll

Arsenali mposhtet për herë të parë në Premier League, Saliba “fytyrë tragjike”

Saliba

Skuadra e Arsenalit e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në Premier League.

Të shtunën skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta u mposht nga Bournemouthi me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi javës së tetë të kampionatit anglez.

Arsenali nga minuta e 30-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Willian Saliba u ndëshkua me karton të kuq. Për Saliban ishte kartoni i parë i kuq në karrierë.

Bournemouthi golat i shënoi në pjesën e dytë.

Në minutën e 70-të Ryan Christie realizoi për 1:0. Nëntë minuta më pas Justin Kluivert nga penalltia realizoi për 2:0.

Arsenali ka 17 pikë dhe është në pozitën e tretë. Bournemouthi ka gjashtë pikë më pak dhe është në vendin e 10-të.