Futboll

Arsenali mposht Wolverhamptonin, e nis me fitore edicionin e ri

Bukayo Saka

Arsenali e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Premier League. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, të shtunën e mposhti Wolverhamptonin me rezultatin 2:0. 

Sulmuesi gjerman, Kai Havertz me asistimin e Bukayo Sakas në minutën e 25-të realizoi për 1:0. Në minutën e 74-të, Havertzi asistoi për Sakan që shënoi për 2:0. 

Arsenali ndeshjen e radhës në Premier League do ta ketë ndaj Aston Villas më 24 gusht.