Gara e fortë për titull kampioni në Angli ka vazhduar edhe të mërkurën.
Arsenali nuk ka gabuar përballë Lutonit të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 31-të të Premier Leagues dhe ka fituar 2:0.
Goli i Martin Odegaardit në minutën e 24-t dhe autogoli i Daiki Hashiokas në minutën e 44-t, ishin të mjaftueshme për pikët e plota.
“Revolveristët” dalin përkohësisht në vendin e parë me 68 pikë, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të luajtur.