Trajneri Mikel Arteta ka thënë se lëndimi në gju i mbrojtësit Riccardo Calafiori është serioz dhe kjo e ka shqetësuar teknikun spanjoll që para duelit të së dielës ndaj Liverpoolit në Premier League, pritet të ketë mungesa të rëndësishme.
Gjendja fizike e Calafiorit është duke u monitoruar vazhdimisht.
Ai rrëshqiti të martën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen që u zhvillua në “Emirates Stadium”.
Calafiori, që po aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, u zëvendësua nga Myles Lewis-Skelly.
Arsenali ndaj Liverpoolit nuk do ta ketë as William Saliban që është i suspenduar, ndërsa Jurrien Timber nuk ka luajtur prej fillimit të muajit për shkak të lëndimit.
Për kohë të gjatë mungojnë edhe Takehiro Tomiyasu dhe Kieran Tierney.
Jashtë do të jetë edhe Martin Odegaard, ndërsa Bukayo Saka i ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të zgjatjes së muskulit që e pësoi sa ishte i angazhuar me Anglinë.