Futboll

Arsenali kërkon Gyokeresin

Viktor Gyokeres

Arsenali ishte në kërkim të sulmuesve Victor Osimhen dhe Ivan Toney në afatin kalimtar të verës së kaluar. 

Megjithatë, pasi tentativat ishin të pasuksesshme, “The Athletic” ka raportuar të premten se “revolveristët” në afatin kalimtar veror, do të provojnë transferimin e Viktor Gyokeres që është pjesë e Sporting Lisbonës. 

25-vjeçari që kërkohet edhe nga disa skuadra tjera të mëdha evropiane, ka realizuar 36 gola dhe ka 14 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për klubin e madh portugez. 

Gyokeres e përfaqëson Suedinë.