Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Douglas Luiz, raportojnë të hënën mediume të ndryshme angleze.
Mësohet se Arsenali është gati të ofrojë 50 milionë euro për brazilianin, i cili është pjesë e skuadrës së Aston Villas.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili tentoi transferimin e tij edhe gjatë verës së vitit të kaluar, por që Aston Villa e refuzoi ofertën.
Luiz është pjesë e Aston Villas prej vitit 2019, ndërsa në edicionin 2023/2024 në 53 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime.
Ai ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Manchester City e Girona. Tek Arsenali po shpresojnë ta sigurojnë Luizin, pasi klubi londinez do ta shesë ganezin Thomas Partey në verë.