Futboll

Arsenali fiton me përmbysje

Gabriel Martinelli

Skuadra e Arsenalit ka fituar ndaj Southamptonit me përmbysje të rezultatit. Arsenali të shtunën në shtëpi e mposhti Southamptonin me rezultatin 3:1.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Premier Leagues.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 55-të me golin që e realizoi Cameron Archer.

Vendësit shifrat në 1:1 i barazuan tre minuta më vonë me sulmuesin Kai Havertz.

Golin e dytë e shënoi Gabriel Martinelli në minutën e 68-të.

Për 3:1 shënoi Bukayo Saka në minutën e 88-të.

Arsenali është në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Southamptoni është në i parafundit me një pikë.