Futboll

Arsenali fiton derbin dhe vazhdon garën

Arsenali fiton derbin

Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën pasdite. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mposhti në udhëtim Manchester Unitedin me rezultat minimal, 1:0.

Me fitore në derbi, Arsenali vazhdon garën për titull të kampionit në Angli. Leandro Trossard e shënoi golin e vetëm në derbin e javës së 37-të të Premier Leagues angleze.

Arsenali është në vendin e parë me 86 pikë nga 37 ndeshje. Manchester City është në vendi ne dytë me një pikë më pak. Arsenalit i ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar, kurse City ndeshjen e mbetur ndaj Tottenhamit e luan të martën.

City e luan ndaj West Ham Unitedit ndeshje ne fundit kurse Arsenali e pret Evertonin.


Zhbllokohet rezultati në derbin anglez

Arsenali ka kaluar në epërsi në derbin anglez ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja po luhet në “Old Trafford”, ndërsa i takon xhiros së 37-të të elitës angleze.

Leandro Trossard në minutën e 20-të i kaloi “revolveristët” në epërsi pas golit të shënuar nga afërsia, kur u asistua nga Kai Havertz.