Futboll

Arsenali firmos me Merinon e Sociedadit

Mikel Merino

Arsenali ka kompletuar të martën transferimin e mesfushorit spanjoll, Mikel Merino nga Real Sociedadi.
Merino është transferuar për dëmshpërblim që mund të shkojë deri në 31 milionë funte, shkruan BBC.
28-vjeçari ka firmosur për katër vjet me Arsenalin, me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër. 

“Mikeli është lojtar që do ta na sjellë shumë kualitet dhe përvojë”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Merino ishte pjesë e Spanjës që fitoi Evropianin 2024. Luajti në të gjitha shtatë ndeshjet dhe shënoi gol të vonshëm në çerekfinale ndaj Gjermanisë.
Ai është transferimi i tretë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës.