Arsenali e ka fituar ndeshjen e vështirë, atë kundër Tottenhamit në derbin e Londrës veriore.
“Revolveristët” fituan në udhëtim me vështirësi 3:2, në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premier Leagues.
U mendua se çështjen e fituesit Arsenali e kreu në pjesën e parë kur krijoi epërsi 3:0 me autogolin e Pierre-Emile Hojbjergut, Bukayo Sakas e Kai Havertzit.
Fitorja e Arsenalit u bë e vështirë, pasi Tottenhami shënoi dy gola në pjesën e dytë me Cristian Gabriel Romeron në minutën e 64-t dhe me Heung-Min Sonin nga penalltia në minutën e 87-të.
Arsenali me këtë fitore tani ka 80 pikë dhe vazhdon luftën për titull kampioni.
Tottenhami ka 60 pikë në vendin e pestë.