Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është pranë kalimit te klubi i madh italian, Milan. Këtë e kanë bërë të ditur mediat italiane.
Broja pritet të largohet nga Chelsea në verë, ndërsa Milani e ka njërin prej synimeve më të mëdha.
Përfaqësues të Milanit tashmë kanë qëndruar në Londër për të diskutur lidhur me transferimin e Brojës, por edhe të një lojtari tjetër.
Broja nuk ia doli të stabilizohet në ekipin e parë të Chelseat. Kishte po ashtu një periudhë të pasuksesshme huazimi dhe tani pritet të vazhdojë karrierën diku tjetër.
Ai aktualisht është i fokusur për ta udhëhequr sulmin e Shqipërisë në Euro 2024.