Finalja e Kupës së Amerikës ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë do të zhvillohet në Miami në orët e para të së hënës. Në rast të triumfit të Argjentinës në finale, do të thyhej rekordi prej më së shumti trofeve të fituar në histori të “Copa America”. Argjentina do të arrinte titullin e 16-të. Aktualisht Argjentina dhe Urugai kanë nga 15 tituj të fituar në histori të “Copa America”.
Përfaqësuesja e Kolumbisë ka vetëm një titull. Triumfoi në vitin 2001, në turneun në të cilin Argjentina refuzoi të merrte pjesë. Argjentina dhe Kolumbia kanë luajtur 40 ndeshje në kualifikime, “Copa America” dhe në miqësore.
Argjentina ka 20 fitore, kurse Kolumbia nëntë. Kanë edhe 11 barazime. Ndeshja e fundit që kanë zhvilluar Argjentina dhe Kolumbia ishte në vitin 2022 në kualifikime të Kupës së Botës. Argjentina kishte fituar me rezultatin 1:0.
Dueli i parë mes Kolumbisë dhe Argjentinës u zhvillua në shkurt të vitit 1945, dhe ishte në “Copa America”. Ndeshja përfundoi 9:1 në favor të Argjentinës.
Sulmuesi i Inter Miamit, Lionel Messi do të bëjë paraqitjen e pestë në finale të Kupës së Amerikës. Ishte paraqitur më parë në vitet 2007, 2015, 2016 dhe 2021.