Futboll

Ardian Ismajli: Dita më e lumtur për mua dhe familjen time

Ardian Ismajli

“Kemi pasur gjithnjë besim. Erdhëm për tri pikë. E kemi merituar plotësisht këtë fitore. Kjo fitore na shtyn përpara dhe na jep motiv të madh për ndeshjet e nëntorit që për ne janë si finale. Për mua dhe për familjen time kjo është dita më e lumtur. Të mbaj shiritin e kapitenit, të përfaqësoj gjithë shqiptarë anembanë botës. Ne asnjëherë nuk kemi probleme se kush luan e kush jo. Pavarësisht se kush luan, jemi një skuadër dhe kjo ka bërë që Shqipëria të arrijë në këto nivele. E rëndësishme është që kemi reaguar jashtëzakonisht mirë. Kemi treguar se jemi ata të Evropianit. Jemi në garë për vendin e parë. Në nëntor do të jemi shumë të motivuar, sidomos pasi luajmë para tifozëve tanë”.

Lexo përditësimet tjera
Shqipëria

Shqipëria kthen shkëlqimin, i revanshohet Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka kthyer shkëlqimin. Pas dy humbjeve rresht, kuqezinjtë të hënën...