Futboll

Arbitrat kosovarë delegohen për Ligën e Konferencës

Visar Kastrati

Arbitrat kosovarë do të jenë të angazhuar në garat evropiane, ka njoftuar FFK-ja të martën.

UEFA i ka besuar gjyqtarit Visar Kastrati për ndeshjen e rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Zuerichut dhe skuadrës irlandeze, Shelbourne.

Në këtë ndeshje asistentë të Kastratit do të jenë Granit Hyseni dhe Besnik Morina. Ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora.

Mervan Bejtullahu do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Banik - Urartu, që është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Bejtullahun do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen të enjten nga ora 19:00.