Vëllezërit Arbër dhe Besfort Zeneli kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e Elfsborgut.
Të dielën, Elfsborgu ka shënuar fitore me rezultatin 5:3 ndaj Hackenit, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedez.
Besfort Zeneli asistoi për golin e parë të Elfsborgut që e realizoi Sebastian Holmen në minutën e 26-të. Ndërkohë Arbër Zeneli e shënoi golin e pestë për Elfsborgun në minutën e 95-të. Ai asistoi te goli i tretë dhe goli i katërt që i realizuan Terry Yegbe dhe Per Frick.
Det blir 5-3, Arber Zeneli sätter dit ännu ett mål för Elfsborg på stopptid! 👀
— Sports on Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) July 14, 2024
📲 Se matchen på Max pic.twitter.com/KhX1qAqaF5
Besfort Zeneli luajti deri në minutën e 62-të, ndërsa Arbër Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të. Dhe më pas bëri dallimin e madh.
Arbër Zenelin ka katër gola në elitën e futbollit suedez.