Futboll

Araujo ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Araujo

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka ftuar qendërmbrojtësin uruguaian, Ronald Araujo, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Barça të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë si mysafire ndaj Dortmundit në kuadër të xhiros së gjashtë të “Championsit”.

“Mundo Deportivo” të martën ka raportuar se Araujo mund të ketë minuta ndaj Dortmundit.

25-vjeçari Araujo i mungoi Barçës nga muaji korrik.

Araujo u lëndua rëndë në çerekfinalen e Kupës së Amerikës ndërmjet Uruguait dhe Brazilit, që u zhvillua më 7 korrik. Ai u detyrua t’i nënshtrohej një operimi në Finlandë.

Araujo është shumë i rëndësishëm për gjigantin katalunas.