Futboll

Anulohet miqësorja e Gjilanit me Korenë e Veriut

Gjilani

Gjilani nuk do të luajë ndaj Përfaqësueses së Koresë së Veriut në njërën prej katër miqësoreve të parapara si përgatitje për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.

Gjilani e kishte konfirmuar një gjë të tillë të enjten gjatë ditës, por në mbrëmje u tha se kjo nuk do të ndodhë.

Kështu ka deklaruar drejtori gjeneral i skuadrës gjilanase, Syart Rrahmani.

KOHA ka mësuar nga burimet e afërta me klubin se ndryshimi i lokacionit ka bërë që ndeshja Gjilani – Koreja e Veriut, të anulohet. 
Gjilani në Antalya të Turqisë do të luajë kundër Kaysarit, Elimait dhe Krumovgradit.

Kundërshtari i katërt pritet të konfirmohet më vonë.